Këngëtari Ylli Limani ka sot ditëlindjen dhe moderatorja Arbana Osmani e ka uruar me pamjet më të bukura.
Ajo ka postuar dy foto nga dasma e saj me Eduart Grishajn, ku shihet teksa këndon e kërcen me Ylli Liamanin. Në njërën prej tyre shihet Arbana duke kënduar me mikrofon.
“Gëzuar ditëlindjen Ylli Limani. Tregoju njerëzve kur del dueti ynë se po presin”, shkruan Arbana.
Nuk dihet nëse vërtet Arbana dhe Ylli do të bëjnë një duet apo vetëm sa kanë kënduar për qejf dhe kjo është një shaka e moderatores dhe mbetet për t’u parë. /labyrinth