Sun. Jul 7th, 2024

Moderatorja Liesa Haxhiasllani ka bërë një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, ndërsa njëri prej tyre i sugjeron të bëhet pjesë e Big Brother VIP 3.

Të futesh në BBV3 sepse je pozitive dhe mendoj që do marrësh feedback të madh dhe të mirë“, i sugjeron ndjekësi Liesës.

Por, ajo nuk është kaq entuziaste sa ai, pasi shprehet, se nuk e di nëse do ta përballonte emocionalisht.

Faleminderit shumë për vlerësimin. Mendoj se është një eksperiencë shumë e vështirë televizive, me shumë presion, që në fakt vjen njëherë në jetë. Personalisht nuk e di nëse do e përballoja emocionalisht. Ama e sigurt që do humbja nëpër shtëpi duke bërë punët“, shkruan Liesa, shoqja e moderatores Kiara Tito. /labyrinth

Screenshot nga postimi i Liesa Haxhiasllanit

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *