Sinoptikani Hakil Osmani lajmëron, se shumë shpejt do të kemi temperatura tipike të stinës së vjeshtës.
Sipas tij, e diela e 24 Shtatorit të jetë një ditë tipike vjeshte.
“Dita e dielë do të jetë tipike e vjeshtës. Por jo vetëm reshje shiu edhe rënie temperaturash, do të kemi prezent dhe perimetrin e erës, duke bërë që të kemi erë me shpejtësi 50 apo 55 kilometra për orë“, ka thënë ai për Tv Klan.
Sipas Osmanit, temperaturat e ajrit sot dhe nesër do të mbeten të larta, deri në 34 gradë Celsius. /labyrinth