Saidja nga Lushnja është një prej konkurrentëve të “Përputhen”. Ajo ka zhvilluar sot një takim me Orianin, gjithashtu konkurrent në “Përputhen”, ku i ka treguar se ka vuajtur shumë në jetën e saj.
“Unë jam një njeri shumë i fortë dhe dua që djali që do të kem në krah të jetë i fortë. Kam punuar në bujqësi, në moshë shumë të vogël, kam qenë krah familjes, 10 vjeçe në magazina, në perime që i sistemonim. Kam punuar nga dy punë që të mos u kërkoja prindërve”, u shpreh Saidja, e cila tashmë jeton në Tiranë. / Labyrinth