Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito ndodhen në Milano, ku fituesi i Big Brother VIP 2 është takuar me organizatoren e koncertit, që do të mbajë më 21 tetor.
Këtë e tregoi vetë ai nëpërmjet një postimi në Instastories.
Ndërsa më pas ka postuar një video dhe ka bërë një dedikim mjaft të bukur për partneren e tij.
“Ndërkohë që Kiara shikon Duomon, unë shijo pamjen më të bukur në botë sapo hap sytë“, shkruan Luizi, ndërsa në sfond ka vendosur këngën e Andrea Bocellit “Vivo per lei”. / Labyrinth