Një 17-vjeçare shqiptare është shpallur “Miss Namur 2024”. Bëhet fjalë për Dafina Shahinin, shqiptarja e cila jeton në Belgjikë dhe që ka fituar kështu mundësinë për të konkuruar për “Miss Belgjika 2024”.
Por paraprakisht, Dafinës do t’i duhet të kalojë edhe një fazë përfundimtare përzgjedhëse, e cila do të zhvillohet në tetor. Kujtojmë se, “Miss Belgjika 2024” do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm. / Labyrinth