Këngëtarja Egli Tako ka folur në rubrikën “Mos i bjer me top” në “E diell” për ndarjen me aktorin e humorit, Olsi Bylykun.
Ajo u shpreh, se ka momente që mes lëmshit të ndjenjave ka ndjerë edhe mall për të.
“Ka momente që ndjen edhe mall bashkë me atë lëmshin e gjithë ndjesive të tjera që ke ka dhe ndonjë shkëndijë malli nuk diskutohet. Por jam okej”, u shpreh Egli.
Ajo tha, se është e lumtur dhe sa herë që pretendon, se nuk është e lumtur numëron sa gjëra të mira ka në jetën e saj. / Labyrinth