Fri. Nov 22nd, 2024

Një seri që do t’ju bëjë të qani! Chiara Ferragni dhe Fedez zbulojnë çfarë ndodhi pas puthjes me Chemical në “Sanremo”

Ditën e djeshme doli seria speciale filmit dokumentar “Ferragnez”, i cili tregon pa filtra jetën e blogeres italiane, Chiara Ferragni dhe bashkëshortit të saj, reperit Fedez.

Në këtë seri të veçantë tregohet me detaje për pjesmarrjen e blogeres në “Sanremo” dhe për puthjen e famshme të Fedez me reperin Rosa Chemical.

"Ishte një periudhë në të cilën nuk isha i qartë dhe doli një pjesë e imja që nuk krenohem. Më vjen shumë keq për atë që nuk munda të bëja dhe për atë që bëra. Në muajt e fundit kam punuar shumë për veten, shëndetin tim mendor dhe marrëdhënien time, duke u përpjekur të përmirësohem veçanërisht për të mirën e familjes sime”, shkroi Fedez në Instagram.

Screenshot nga Instagram i Fedez

"Në atë javë unë isha e shqetësuar, kisha frikë se do të bënte diçka që do të më destabilizonte edhe mua. I kërkova që të ishte aty për mua, pa bërë asgjë që mund të më shqetësonte. Ai më tha ‘po’ dhe pastaj sigurisht që nuk e bëri. Si partner jete doja mbështetjen e tij… Më vjen keq që në nivel emocional ai që duhej të më qetësonte bëri të kundërtën”, shpjegon Chiara në dokumentar.

Ndërsa Fedez dukej, që pas ngjarjes që ndodhi në “Sanremo” ishte i penduar.

"Ishte një rrëmujë e madhe, nuk isha në humor. Nuk isha plotësisht i qartë. Unë shkatërrova një nga përvojat më të rëndësishme të karrierës tënde”, i tha Fedez bashkëshortes së tij, Chiara.

"U ndjeva e tradhtuar në besimin që të kisha dhënë, ti e dije absolutisht se nuk e kisha fare inatin për puthjen. Por të kam kërkuar të jesh atje si spektator dhe jo si interpretues”, ia ktheu ajo.

Ndërsa reperi përmendi periudhën e vështirë që ka kaluar si për t’u justifikuar, por gjithashtu i premtoi, se do përpiqet të ndryshojë për të mirën e familjes së tij. Ashtu siç edhe Chiara tha në rrjetet sociale, ky ishte episodi i lotëve, jo vetëm Chiara dhe Fedez qanë, por edhe fansat të cilët e panë serialin janë shprehur njëlloj në rrjetet sociale. / Labyrinth

https://www.instagram.com/reel/CxKeJ6vIQKZ/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *