Sat. Dec 7th, 2024

“Mbjellja e bimës është bërë për kureshtje”, lirohet Enca Haxhiaj

Ruenca Haxhiaj, e njohur si Enca është lënë e lirë, pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për të.

Sipas policisë, këngëtarja u arrestua, pasi gjatë kontrollit në banesën e saj në Lundër u gjetën disa vazo ku kultivohej kan.abis sat.iva.

Mbrojtja pretendoi se qëndrimi me masë më të rëndë, nuk është i nevojshëm pasi nuk përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit. Ata e konsideruan arrestimin të paligjshëm, pasi nuk ka patur urdhër-arresti nga gjykata por vetëm me iniciativë të Oficerëve të Policisë Gjyqësore. Mbrojtja deklaroi në seancë se mbjellja e bimës është bërë për kureshtje“, raporton Euronews Albania.

Sipas po të njëjtave burime, Enca është shprehur se: “Jam përdoruese, kan.a.bisin e kisha për përdorim vetjak”.

Burimi: Euronews Albania

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *