Moderatorja Kiara Tito ka publikuar disa foto në Instagram, ku duket provokuese, por edhe bukur njëkohësisht.
Nëpërmjet këtij postimi, ajo i hedh sërish poshtë pretendimet për shtatzëni.
Por nga ana tjetër, fotot nuk i shpëtuan syrit kritik të partnerit të saj Luiz Ejlli.
“Është dobësuar, prandaj i ka rënë pak minifundi. Faleminderit për mirëkuptimin”, komenton Luizi poshtë fotos me humor.
Kujtojmë se, këngëtari postoi sot një foto me të cilën i shtoi sërish dyshimet për një shtatzëni të Kiarës. / Labyrinth