A2 CNN bën me dije, se policia ka arrestuar këngëtaren Ruensa Haxhia, ose e njohur si Enca, pasi në ballkonin e banesës së saj në Tiranë kishte mbjellë ka.n.abis.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë nar.kotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”. Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas bluve, gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara nar.kotike ka.n.abis, të kultivuara në vazo.