Këngëtari Luiz Ejlli iu ka bërë thirrje të gjithve, që të ndihmojnë fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” me rroba, pasi sipas tij, raftet e tyre ishin bosh.
“Edhe çapaçulat e “Zyber Hallullit” duan të vishen bukur si shokët dhe shoqet e tyre”, shkruan Luizi krahas videos, ndërsa tregon, se janë vetëm 38 fëmijë në këtë shtëpi.
Këngëtari ndodhej sot aty në ditën e tyre të parë të shkollës për këtë vit shkollor. / Labyrinth