Sot është dita e parë e shkollës për të gjithë fëmijët e klasave të 9-ta, por edhe për ata të gjimnazeve.
Dhe këngëtari Luiz Ejlli e ka gjetur mundësinë, që të jetë sa më pranë fëmijëve, ose çapaçulave siç, ai i thërret.
Fituesi i Big Brother VIP 2 ka vendosur, që të shoqërojë në ditën e parë të shkollës fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” në Tiranë.
“Sot e nisa ditën mbarë. Suksese në vitin e ri shkollor”, shkruan Luizi, teksa poston një video. / Labyrinth