Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, aktori Lutfi Hoxha, që me siguri të gjithë e mbajnë mend për rolin e tij te filmi “Shoku ynë Tili”.
“Qofsh i dritës engjëll i mirë e i bardhë. Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga gjiri ynë artistik i xhevahirit të fundit të plejadës së artë të teatrit “Aleksandër Moisiu”. Lutfi Hoxha e jetoi këtë jetë në skenë, aty ku dha gjithçka”, njoftoi Teatri i Durrësit këtë të diel.
Mësohet, se homazhet për aktorin e njohur shqiptar do të mbahen nesër në hollin e teatrit “A. Moisiu”.
Hoxha lindi në Durrës më 1 qershor të vitit 1934 dhe ndoqi liceun artistik “Jordan Misja” në degën e aktrimit. / Labyrinth