Moderatorja Bieta Sulo i është përgjigjur këngëtarit Luiz Ejlli dhe emisionit “Fiks Fare” që e imituan, por edhe kujtdo që e kritikoi për faktin, që emisionin e parë për këtë sezon ajo e hapi në gjuhën italiane.
“E lumtur per eksperiencen time ne Mediaset 😅 @dorian_ramaliu & @devismuka Pati goxha polemika dhe vendosa te kthehem ☺️ Un bacio forte 😘”, shkruan Bieta, teksa poston në Instagram videon e emisionit “Fiks Fare”.
Moderatorja kishte të ftuar dy turistë italianë në emisionin, ndërsa ka treguar se foli italisht edhe për faktin se, Shqipëria ia mori turistët Puglias këtë vit.
“Deri sa ia morëm Puglias gjithë pushuesit, jemi të detyruar të flasim dhe italisht në emision. Edhe sot do kemi dy italianë, një që e do shumë Shqiperinë dhe një që ka mbajtur shënime çfarë nuk i ka pëlqyer këtu. Po të kthehemi tek ty njëherë….”, shkruan Bieta në Instagram, teksa tregoi bisedën e saj me Krist Aliaj në studion e “Ftesë në 5”.
Lexoni postimin e plotë të Bieta Sulos:
/ Labyrinth