Si sot 16 vite më parë ndërroi jetë tenori më i famshëm italian i tridhjetë viteve të fundit, Luciano Pavarotti.
Pavaroti lindi në Modena (Emilia-Romagna) në Italinë e veriut dhe ndërroi jetë po aty, pasi sëmundja e mposhti.
Tenori këndoi për herë të parë në opera më 29 prill 1961, në rolin e Rodolfos në Bohema, në teatrin e operas të Reggio Emilias.
Ndërsa në shkurt të vitit 1965 debutoi në Miami dhe këndoi me sopranon Joan Sutherland në operan Lucia di Lammermoor.
Pavarotti mori famë botërore për tonin e tij dhe duke fituar pseudonimin “Mbreti i C-ve të Larta”./ Labyrinth