Këngëtari Luiz Ejlli iu ka kërkuar të gjithë fansave të tij, që ta ndihmojnë.
Ai ka postuar foton e një vajze 28-vjeçare, e cila ndodhet në koma dhe kërkon nga fansat që ta ndihmojnë.
“Kjo është Haselina 28-vjeç, e cila ka qenë një mbështetsja ime dhe e Kiarës. Që më datë 6 gusht Haselina ka rënë në koma të thellë dhe nuk ka asnjë reagim. Ju bëj thirrje dhe ju lutem t’i rikthejmë buzëqeshjen Haselinës”, shkruan Luizi.
Dhuroni te linku i postuar nga Luizi nëse keni mundësi. /labyrinth