Grupi muzikor “Rebelde” është rikthyer sërish në një turne botëror, i cili do të zgjasë nga 25 gushti e deri në 17 dhjetor.
Pesë anëtarët të bandës, e cila lindi nga telenovela ikonike meksikane me të njëjtin titull “Rebelde” janë ngjitur në skenë më 25 gusht pas 19 vitesh.
Anahi, Dulce Maria, Maite Perroni, Cristopher Von Uckerman dhe Cristian Chavez janë pesë anëtarë të grupit, që po u rikthejnë emocionet e përjetuara adoleshentëve, që për herë të parë ndoqën telenovelën me të njëjtin titull “Rebelde”.
Por, në këtë turne mungon një ndër aktorët më të preferuar për publikun, Alfonso Herrera, i njohur në telenovelë si Migel. Sipas mediave, ai nuk ka marrë pjesë, pasi është shumë i angazhuar me punë.
“Rebelde” u shfaq për herë të parë në ekranet e televizionit në vitin 2004, dhë shumë shpejt lindi një grup pop në jetën reale, që publikoi gjithsej nëntë albume në tre gjuhë të ndryshme.
Hera e parë që RBD u ribashkuan ishte në dhjetor të vitit 2020, në një koncert virtual i titulluar “Ser o Parecer”, si njëra prej këngëve të tyre. Në koncert morën pjesë vetëm Anahi, Maite, Christian dhe Christopher. Dulce María nuk ishte e pranishme pasi së fundmi kishte sjellë në jetë vajzën e saj, të vogël Maria Paula. Por tashmë ajo i është bashkuar grupit.
Anahi plotëson grupin, ngjit në skenë djalin
Aktorja dhe këngëtarja Anahi ose siç e njohin të gjithë Mia Colucci e “Rebelde” ka performuar bashkë me grupin dje në mbrëmje në New York City, ku është shoqëruar nga familja e saj e vogël, bashkëshorti Manuel Velasco Coello dhe dy djemtë e saj; Manuel dhe Emiliano.
Fëmijët e saj ishin veshur me “Rebelde” dhe teksa po performonin pikërisht këtë këngë, Anahi e ka ngjitur në skenë djalin e saj më të madh Manu dhe kështu vetëm pgrupi u plotësua sërish me gjashtë anëtarë. / Labyrinth