Zoi, vajza e moderatores Arbana Osmani dhe regjisorit Eduart Grishaj feston sot ditëlindjen e parë.
Arbana ka postuar disa foto të të gjithë familjes në Instagram, ndërsa tregon se nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.
“Duke festuar Engjëllin që erdhi në jetën time si surpriza më e madhe:) Jam shumë e bekuar që jam nëna jote dhe do të të dua përgjithmonë. Të duam shumë Zoi, shumë shumë fare”, shkruan Arbana.
Kujtojmë se, moderatorja është nënë e dy djemve dhe një vajze. /labyrinth