Sat. Jul 27th, 2024

Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet prej disa ditësh i shtruar në spital për shkak të një problemi në mushkëri.

Ndërkohë që, kryeministri aktual, Edi Rama e ka dekoruar me Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike.

Kreu i qeverisë shkruan në rrjetet sociale, se Nano meriton sot lutje dhe mirënjohje për gjithçka të mirë që mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda, që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme.

“Në këto orë të vështira të luf.tës për jetën, lideri historik i Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, në një kohë kur Shqipëria përballej me shëmtinë e egër të një konflikti politik të nxitur nga shpirti i hakmarrjes, padijes, errësirës dhe me egërsinë e pakufishme të një kapërcimi të madh historik, nga izolimi i tejskajshëm komunist drejt demokracisë si sprovë e tejmundimshme, në një tokë të djegur prej zjarrit e hekurit të perandorive e regjimeve që pasuan njëri-tjetrin qysh prej pavarësimit të Shqipërisë, ku nuk u rrit dot kurrë shtati institucional i shtetit e ku liria e ardhur me furinë e zemëratës popullore solli bashkë me dritën e së ardhmes edhe plagët e tmerrshme të shkatërrimit të shumëçkaje në emër të luftës për demokraci, meriton sot lutjet tona dhe mirënjohjen tonë për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme”, writes Rama. / Labyrinth

https://www.instagram.com/p/Cwmhe-arL8z/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *