Thu. Jul 4th, 2024

Prej kohësh, po flitet për një lidhje mes Krist Aliajt dhe Dea Mishel Hoxhës. Madje një postim i kësaj të fundit për ditëlindjen e Kristi i rriti më shumë dyshimet.

Por ish-banori i Big Brother VIP i hodhi poshtë zërat, duke treguar se, Dean e ka vetëm shoqe dhe se është në një lidhje me dikë tjetër.

“Thjesht për të pastruar thashethemet. Unë dhe Dea nuk jemi çift. Ne jemi miq që respektojmë njëri-tjetrin dhe kënaqemi kur jemi bashkë. Ne u takuam në vendin më të çuditshëm dhe ndihmuam njëri-tjetrin kur kohët bëheshin të vështira. Miqësi dhe respekt të pastër mes nesh. Unë kam një marrëdhënie me dikë tjetër. Dea vazhdo shkëlqe.”, shkruan Kristi në Instagram. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *