Joan Richmond-Woodhouse është një grua e njohur në rrjetin social TikTok. Ajo është 92 vjeç, por i ka mahnitur njerëzit me pamjen e saj.
Disa prej ndjekësve të saj në TikTok shkruajnë në komente, se ajo ngjan të paktën 30 vjet më e re.
Joan e ka shfrytëzuar këtë hapsirë virtuale për t’iu treguar njerëzve sekretet e rinisë dhe bukurisë së saj, pavarësisht moshës
Ajo ka rreth 35 mijë ndjekës në TikTok dhe është e hapur për bashkëpunime, pasi në profilin e saj ka lënë edhe një email.
Ndërkohë që në një prej videove të saj të fundit, gjyshja Joan ka treguar se, sekretet e një jete të lumtur.
“Për të qenë të lumtur, duhet të ndaloni së stresuari për gjërat. Dua të them, është qesharake! Nuk është mirë të shqetësohesh. Nëse shqetësohesh plakesh. Pra, pse të shqetësoheni? Është thjesht jeta“, thotë ajo në një prej videove të saj. / Labyrinth