Moderatorja Arbana Osmani ka gatuar ditën e djeshme makarona për darkë dhe ka bërë një pyetje, se kush e gjente çfarë kishte gatuar.
Sipas saj, ajo kishte marrë shumë mesazhe dhe mes tyre, edhe një vajzë e cila punonte farmaciste në Tiranë dhe që nuk ishte ushqyer prej 14 orësh.
Në një postim në Instagram, moderatorja tha se, do t’i niste asaj një pjesë të gatimit tek vendi i punës.
“Paskeni qenë të tmerrshëm për një pjatë makarona. Si përfundim zgjodha një goce që quhet Arlinda, dhe që qenka farmaciste këtu në Tiranë, e cila më ka shkruar: ‘kam 14 orë pa ngrënë’, më ka dërguar edhe një foto nga farmacia. I thashë hajde po të presim. Problemi është që e lë punën shumë vonë, nuk ka urban pastaj se është shumë vonë. Kështu që po ia dërgoj unë me dikë te farmacia Arlindës. Mos dërgoni më nuk ka makarona ose shkoni ndajini me Arlindën nëse doni“, shkruan Arbana përveç së tjerash. / Labyrinth
Postimi i Arbana Osmanit në Instastories