Dje në mbrëmje u transmetua punatat e tretë e “Kepit të VIP-ave”, ku Keisi Medini shpërtheu në lot.
Ajo pa disa skena të afërta mes Krist Aliajt dhe Erisës, njërës prej konkurenteve të programit.
Pas kësaj ndodhie, Keisi bisedoi me Erisën dhe i tha: “Pikë së pari duhet të kemi respekt për njëra-tjetrën, jo për një mashkull, kjo gjëja është e fundit. Diçka që është e imja, dhe diçka që tashmë nuk është e imja, para syve të mi nuk mund t’i lejoj ato skena. Në s’mund ta justifikojmë veten se jam e pirë, dhe e bëra. Se i bie se ne mund të bëjmë shumë gjëra pirë dhe të themi pastaj “Më fal se isha e pirë”. S’mund të ndërtojmë gjerat kështu, është shumë e shëmtuar. Unë mbrëmë kam qenë shumë e shqetësuar, dhe mendova të marr Olsën në telefon dhe t’i them se do iki nga emisioni”.
Burimi: Top Channel /Labirinth