Fri. Jul 5th, 2024

Margerita Topalli, vajza e Jozefina Topallit ka kurorëzuar dashurinë e saj me Angjelin Serreqi. Si Megi, ashtu edhe ish-kryetarja e parlamentit kanë postuar në rrjetet sociale pamje nga ceremonia në kishë.

Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme.
Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë. Ne jemi të lumtur që mund t’i ndajmë disa foto nga ky moment i veçantë me ju të gjithë. Falënderojmë familjet tona, miqtë dhe të gjithë ata që kanë ndarë këtë ditë të veçantë me ne. Ju jeni pjesë e kujtimeve tona të bukura dhe ndihemi mirënjohës për përkrahjen dhe dashurinë që na jepni.
“, shkruan Megi në rrjetet sociale.

Kujtojmë se, Megi dhe Angji, siç e thërrasin shkurt janë prindër të dy djemve. / Labyrinth

https://www.instagram.com/reel/CuKYqIDN9Xt/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *