Luiz Ejlli dhe Kiara Tito ndodhen në Korçë.
Këngëtari ka postuar në Instastory një foto, ku shprehet se janë me muaj mjalti.
“Muaj mjalti në Korçë”, shkruan Luizi, ndërsa në foto shihet jo vetëm Kiara, por edhe disa persona të tjerë.
Nuk dihet nëse kjo është një shaka e Luizit apo çifti ka nisur vërtet muajin e mjaltit. / Labyrinth