Fri. Nov 22nd, 2024

Temperatura përvëluese, ja çfarë parashikon sinoptikani

Moti këtë javë do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë.

Sipas sinoptikanit, Hakil Osmani dielli do të jetë dominant përgjatë gjithë 24-orëshit në zonat bregdetare.

Do të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në territorin shqiptar gjatë ditës së sotme të ngjiten deri në 33 gradë Celsisus, ndërsa minimumet kanë regjistruar 11 gradë Celsisus. Në qytetet e zonave malore, dita-ditës do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet gjatë ditës së enjte të regjistrojnë vlerën e 36 apo 37 gradë Celsisus në territorin shqiptar. Ndërsa në zonat bregdetare, në orët e para të mëngjesit temperaturat e ajrit do t’i kemi nga 21 deri në 25 gradë Celsisus“, ka thënë ai për Klan News. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *