Thu. Sep 5th, 2024

Antoneta Koçi: Fama e ka verbuar Kiara Titon!

Ish-banorja e Big Brother Vip 2, Antoneta Koçi ka qenë e ftuar në “S’e luan Topi”, ku ka thënë se, moderatorja Kiara Tito është treguar indiferente me të në ambientet e Top Channel.

Sipas saj, është fama ajo që e ka “verbuar” dhe që e ka bërë të jetë indiferente ndaj njerëzve.

“Me Kiarën kam rastisur më shumë gjatë emisioneve që vazhdonin deri në finale dhe pas finales dhe kam vënë re këtë tendencën e saj të të ecurit drejtë dhe të mos parit asnjë person që është anash. E kam në kuptimin që nuk ka folur, nuk ka qenë shumë përshëndetëse dhe nuk ka pasur atë sjelljen që ka pasur në Big të paktën. Mund t’i ketë ndikuar pak edhe elementi i vëmendjes, i famës që ka marrë dhe mendoj se nuk i sheh të gjithë mjaftueshëm për t’i përshëndetur”, u shpreh Antoneta.

Burimi: “S’e luan topi” -TCH /Labirinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *