Fri. Sep 20th, 2024

“Fenomeni El Nino”, sinoptikania Lajda Porja bën parashikimin e motit për qershorin, korrikun dhe gushtin

Sinoptikania Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për muajt e verës për emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan.

Sipas saj qershori do të përfundojë me mot të kthjellët, por jo temperatura shumë të larta, korriku do të jetë shumë i nxehtë, ndërsa gushti me mini-stuhi.

Ajo tha se, do të ndodhë një fenomen që quhet “El Nino”, i cili pasohet me temperatura shumë të larta.

"Fundi i Qershorit, pra ditët e fundit të Qershorit sjellin një përmirësim të lehtë të motit sa i përket reshjeve, ka një ndërprerje të reshjeve por mbeten temperatura jo shumë të larta, rreth vlerës 30-31. Do të jetë Korriku i cili do të shënojë pikun e temperaturave të larta. Nëse flasim për stuhi tropikale do t’i kemi prezente gjatë kësaj vere, pra edhe në Korrik edhe në Gusht, do të kemi herë pas here këto mini-stuhitë e breshërit, erë të fortë dhe rrebeshe të cilat zgjasin rreth 60 minuta dhe pastaj të kemi sërish diell. Nuk do jenë çdo ditë sikundër i kemi patur në Qershor, por do të jenë të shpërndara në mënyrë sporadike. Duke qenë se tashmë kemi startuar fenomenin e El Nino-s do na duhet që të presim që në vitet pasardhëse, 2024, 2025 dhe me radhë të jenë vite shumë të nxehta sepse sapo ka startuar ky fenomen pasi kemi qenë nën efektin e fenomenit La Nina, tani do futemi rreth fenomenit El Nino i cili sjell temperatura të larta dhe sidomos viti pasues, pra duke filluar që nga fundi i 2023, fillimi i 2024 ne do kemi temperatura më të larta mesatare vjetore, por jo vetëm Shqipëria, është në rang global”, tha Porja.

Burimi: Shije Shtëpie-Tv Klan /Labirinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *