Arbër Hajdari ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e Big Brother Vip 3.
I ftuar në rubrikën “N’Trip”, në “E diell”, ai ka thënë se opinionisti nuk mund të jetë i përjetshëm.
“Vjet ishte më e vështirë, për shkak të ngarkesës që kam. Gjithmonë kam dashur të ruaj qetësinë dhe mos ndikohem nga komentet jashtë dhe t’i rri larg trysnisë dhe të prezantoj atë që jam. Opinionisti nuk mund të jetë i përjetshëm, fillon dhe konsumohesh dhe mendoj se nuk e shoh më veten në sezonin e radhës“, ka thënë Arbëri. / Labyrinth