Dea Mishel është shprehur, se që prej daljes së saj nga Big Brother Vip meshkujt nuk e ngacmojnë më.
Ajo tha se, askush nuk flirton me të në rrugë, por e përgëzojnë dhe i thonë se është një vajzë e fortë.
“Tani që jam jashtë nuk më shkruan askush. Mendoni ju që del nga “Big Brother” dhe fillojnë djemtë të flasin dhe të dërgojnë mesazhe ose ku di unë, jo fare. Djemtë që mund të më flasin apo të më shkruajnë, më shkruajnë në një mënyrë shumë serioze, “bravo, përgëzime për rrugëtimin tënd’. Nuk flirton askush, edhe në rrugë kur më shohin më thonë “bravo, je gocë e fortë””, tha Dea në “Wake Up”. / Labyrinth