Moderatorja Kiara Tito ka postuar një foto me bashkëshortin e saj Luiz Ejllin.
“Zarf i zi apo i kuq?“, shkruan ajo duke paralelizuar veshjet e tyre me zarfat e Big Brother.
Ndërsa Luizi bën komentin epik, duke iu referuar zarfeve që merrnin në shtëpi.
“Rrini urtë, se e fillova zingjirin“, shkruan ai, ndërsa komentuesit kanë qeshur me lot.
Çifti duket shumë elegant. Luizi i veshur me kostum të zi, ndërsa Kiara e veshur me një fustan elegant të kuq. / Labyrinth