Wed. Oct 30th, 2024

“Rama, Berisha dhe Luizi”, fituesi i BBV tregon gjestin më të bukur që bëri fansi i tij

Fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi gjestin më të bukur human që fansat kanë bërë për të.

Biseda në “Shqipëria Live”:

Arion Muca: Gjesti më i bukur njerëzor që kanë bërë për ty?

Luiz Ejlli: Nga ana njerëzore, kam qenë me makinë të Harry Fultz dhe kisha në krah një kamioçinë me bombola gazi mbrapa dhe siç ishim duke ecur, ai e bllokoi rrugën unë ngela. Zbriti, erdhi të xhami ngriti mëngën dhe më tregoi se kishte bërë tatuazh fytyrën time dhe “Me Luizin”. Më tha jam i çmendur pas teje, familja ime. Ishte burrë. Ngela pa fjalë, nuk e kuptoja. Ishte dita e dytë.

Arion Muca: Rama, Berisha dhe Luiz Ejlli këta kanë pasur tatuazhe nëpër duart e njerëzve.

Luiz Ejlli: Kur e pashë mbeta pa fjalë. Filloi të binte boria mbrapa se u bllokua rruga. Ai iu tha jam me Luizin. Zbritën edhe ata erdhi edhe policia më shoqëroi deri te Zogu i Zi më tha hap krahun dhe filloi të bënte foto me mua. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *