Fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli tregoi në emisionin “Shqipëria Live” bisedën e tij në Top Channel me zv/ministrin Besart Kadia për Europën dhe Punët e Jashtme, dhe se si Benet Beci kishte fituar në Shkodër prej tij.
“Besart Kadia ishte me mua te ashensori, isha me Petrinën më dha dorën.
“Ta bëjmë një foto”, më tha.
I thashë duke qeshur: “Por mos e posto”.
“Jo”-, tha.
I thashë: “Po ta postosh bëhesh ministër, nuk je më zv/ministër (duke qeshur)”.
“Ti po qesh. Por unë po ta them, që për fitoren e Benetit ke ndikuar ti”,- tha.
Se çfarë më tha diçka për Partinë Socialiste. Unë i thashë vlerësoj njeriun. Atij burri për 700 mijë lekë të vjetra i jam mirënjohës tër jetën. Se aq ka qenë rroga ime”, tregoi Luizi. / Labyrinth