Arbeni, babai i Kiara Titos ka folur para dasmës së vajzës me Luiz Ejllin.
Ai ka thënë për Top Channel, se e gjithë historia e tyre ishte si një përrallë.
“I gjithë ky “Big Brother” ishte si një përrallë dhe zakonisht përrallat përfundojnë “dhe jetuan të lumtur përgjithmonë” dhe kjo përrallë u realizua në formën më të bukur për mua”, është shprehur ai.
Ndërsa, teksa gazetari Ervin Kurti e ka pyetur se, a mendon se Luizi do ta mbajë “në pëllëmbë të dorës” Kiarën, babai i saj është përgjigjur: “Them se po”. / Labyrinth