Moderatorja Kiara Tito ka qenë e ftuar në “Më lër të flas”, ku zbuloi disa detaje nga ceremonia e dasmës.
Ajo tha se ka ndryshuar mendje dhe se do të veshë në fustan madhështor.
“Nesër do të jetë ceremonia. Do të vulosim martesën tonë, pastaj do të bëjmë një dasmë të madhe ku do të ftojmë të gjithë. Ai është në dijeni për ceremoninë. Ka qenë një kërkesë jona që para se të dilja nga shtëpia. Është më shumë si shenjë mirënjohjeje për publikun që na ka ndjekur këto katër muaj dhe ka dëshirë ta shikojë këtë moment kaq të bukur”, tha Kiara.
Kujtojmë se ceremonia do të mbahet sot në natën finale të Big Brother Vip. / Labyrinth