Moderatorja Fjoralba Ponari ka reaguar kundër deklaratave të Kiara Titos, në mbrojtje të Luiz Ejllit.
Kiara tha se, dashuria justifikon gjithçka, ndërsa Fjoralba beson të kundërtën.
“Dashuria është emocion. Dashuria është nevojë. Dashuria është e bukur, por vetëm “dashuria” nuk mjafton. Dashuria nuk justifikon çdo gjë! Të më falni, por ma vrau shumë veshin. Dashuria nuk mjafton, kur ka dhunë, kur të manipulojnë emocionalisht, kur të thyhet besimi, kur të cënohet integriteti, kur nuk ka komunikim, kur ka tradhëti etj. Dashuria është vetëm një copëz, e së tërës”, ka thënë Fjoralba. / Labyrinth