Astrologia Meri Gjini ka thënë në emisionin “Big Brother Radio”, se data e finales së spektaklit nuk është zgjedhur rastësisht.
Duke e shpjeguar astrologjikisht, ajo tha se 6 maji është datë, ku surprizat nuk kanë të sosur.
“Jemi në një ndikim të drejtpërdrejtë të një eklipsi i cili ndodh në datën 5 në darkë dhe që gjatë gjithë ditës në datën 6 është në hyrje të drejtpërdrejtë Diell, Uran dhe Hëna përballë tyre. Pra një ditë që veç surprizat nuk kanë të sosur pra duket sikur do e mbani emocionin në maksimum“, ka thënë ajo. / Labyrinth