Moderatorja Kiara Tito ka qenë dje e ftuar në “E diell”, ku u pyet edhe për planet e dasmës me këngëtarin Luiz Ejlli.
Ajo tregoi, se ka dëshirë që ata të bëjnë një dasmë tradicionale dhe me shumë njerëz.
“Dasmë tradicionale, modeste dhe në stadium (qesh)…jo, dua një dasmë tradicionale pa diskutim, por do doja një ambient që të mbante shumë njerëz brenda”, u shpreh Kiara.
Kujtojmë se, Luiz Ejlli i propozoi martesë Kiarës natën kur ajo doli nga Big Brother Vip për herë të dytë. / Labyrinth