Banori i Big Brother Vip, Luiz Ejlli tha se, motrën e tij s’do donte ta shihte mes djemve si Efi Dhedhes te “Përputhen”.
“Unë motrën time s’do doja me e pa para 30 djemve duke i vënë gishtit njërit dua këtë”, tha Luizi për të justifikuar deklaratën e tij për Efin.
Por Arbana Osmani iu përgjigj: “Luiz pak respekt për të gjitha këto vajza që marrin pjesë në këto programe. Nuk do doja as dikush të thoshte motrën time nuk do doja ta shikoja si Kiara në një format si Big Brother që shkon aty lidhet me çuna dhe bën dashuri poshtë jorganit. Të paktën ju mos bëni të tilla deklarata.” / Labyrinth