Fri. Jun 28th, 2024

Luiz Ejlli ka bërë sot një bisedë me Dea Mishelin, ndërsa i ka thënë se, nuk ka besim te Efi. Sipas Luizit, Efi po shtiret si shoqja e tij.

E shoh në sytë e saj, lëvizjet e saj që e quan për de facto që ‘e hëngri’ ky“, tha Luizi, ndërsa më pas u shpreh se, Efi po viktimizohet.

“Ata që rifuten nuk munden të dalin kur ju do qejfi, por këto presione t’ia bëjë tjetër kujt. Ajo po bën sikur i ka të gjithë kundër, kam banorët kundër, opinionistët kundër dhe po dal me kokë lart. Një lloj viktimizim me gjoksin para, jo me kokë ulur. Ore janë të gjithë kundër meje dhe s’ua dal dot“, tha Luizi.

Këngëtari tha se është i aftë ta nxjerrë Efin me zarf të zi, por nuk do që ajo të dalë si martire prej shtëpisë së Big Brother Vip.

Unë jam i aftë ta bëj Efin edhe të dalë me zarf të zi prej këtu. Jam i aftë ta bëj edhe të dorëzohet, por nuk dua që ajo të dalë si martire që këtu, por siç i ka hije, me nominim. Që ta nxjerrë publiku jashtë, jo të dalë se u penalizua se njerëzit do thonë doli se ja bëri ky“, tha më tej ai. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *