Wed. Nov 6th, 2024

Lajmi për arr.estimin në Turqi, reagon avokati i stilistit Valdrin Sahiti

Burimi: Telegrafi

Dje, në mediat e Kosovës qarkulloi një lajm se stilisti i njohur, Valdrin Sahiti ishte arre.stuar, pasi ishte kapur me dr.ogë në aeroport në Turqi.

Ndërkohë, avokati i tij ka reaguar për “Telegrafi”, ku shprehet se, stilisti nuk ndodhet në Turqi, por në Dubai ku po vazhdon me biznesin e tij.

"Nuk janë të vërteta lajmet që kanë qarkulluar për Valdrinin sot. Ndaj tij nuk është inicuar asnjë precedent penal dhe nuk është ndaluar nga autoritetet turke. Ai ndodhet në Dubai, ku po vazhdon aktivitetet e tij biznesore. Valdrini ka pasur një çantë dore të cilën e ka harruar në aeroport dhe gjatë udhëtimit të tij i ka rënë ndër mend dhe e ka kërkuar çantën që ta marrë mbrapsht. Sigurisht që stafi i aeroportit e kanë konfirmuar që çanta është e tij dhe ia kanë dërguar më pas mbrapa”, ka thënë avokati. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *