Bledi Mane dhe Dea Mishel kanë debatuar sot. Ai i tha Deas se, ka arritur deri në këtë ditë në Big Brother si kërmilli, me jargë dhe skuthlliqe.
Ndërsa Dea ju përgjigj se, ai i ndryshon fjalët dhe duket i paqëndrueshëm.
Debati Dea-Bledi:
Bledi: Ke ardhur si kërmilli. Ke ardhur me fuqitë e tua, me forcën tënde, por ke ardhur si kërmilli, me jargë, me skuthlliqe.
Dea: Ti the ke ardhur si luftëtare, je e vetmja e fortë këtu. Mos i ndrysho fjalët se dukesh i paqëndrueshëm.
Bledi: Këto t’i ka thënë Olta, mos i ngatërro komplimentat, të lutem! / Labyrinth