Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë televizionit Top Channel, i cili është qëlluar me ar.më zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të natës, ku si pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola 60 vjeç.
“Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me ar.më zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve)", informs the police.
Sipas bluve, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
“Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.”, thuhet më tej në njoftim. / Labyrinth