Ish-banorja e Big Brother Vip, Tea Trifoni ka thënë se, një fans i Luizit ka tentuar ta përplasë me makinë para pak ditësh.
E ftuar në “S’e luan topi”, ajo tha se, teksa ndodhej me motrën e saj në makinë dikush tentoi që t’i aksidentonte.
"Pak ditë më parë madje dikush u mundua të më përplaste me makinë. Një nga fansat e Luizit. Big Brother vazhdon dhe jashtë. Unë isha në makinë pasagjere, motra në timon dhe dikush po mundohej të na përplaste dhe të bënim karambol. Po mundohej që të na aksidentonte”, tregoi Tea.
Kujtojmë se, Tea dhe Luizi kanë pasur disa debate brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Po ashtu u përfol shpesh për një pëlqim të Teas ndaj Luizit, i cili është i lidhur me Kiara Titon. / Labyrinth