Aktorja Mimika Luca është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare nga ishemia cerebrale.
Lajmin për ndarjen nga jeta të aktores së njohur e ka konfirmuar djali i saj, biznesmeni Gjergj Luca.
"E shtrenjta nëna ime, Mimika Luca, sot mori rrugën për në Parajsë! Miqtë dhe dashamirët i presim të Hotel “International”, pas Lidhjes së Shkrimtarëve”, shkruan Luca në rrjetet sociale. / Labyrinth