Gazetari Bledi Mane ka thënë që në nisje të spektaklit të Big Brother Vip, se dëshiron që ai të dalë dhe të qëndrojë moderatorja Kiara Tito.
Ai tha se e mbështet Kiarën si karakter dhe se dëshiron që çifti Kiara-Luiz të mos ndahet.
“Më vjen keq që po e them që në fillim, por kam një lajm të gëzuar. Unë sot dua t’i bëj një surprizë një prej vajzave këtu. Është një nga ato vajzat që nëse largohet do e dëmtojë shtëpinë. Është surprizë që i kushtohet një dashurie që ka nisur në këtë shtëpi dhe unë nuk dua të bëhem sebep ndarje. Olta e nisi mëkatin, unë nuk dua ta vazhdoj. Po e them që unë pa pritur rezultatin, unë deklaroj me vullnet të plotë që sot largohem“, tha Bledi Mane. / Labyrinth