Moderatorja Arbana Osmani, që në nisje të spektaklit shprehu në emër të Big Brother Vip ngushëllimet për jetët e humbura në tërmetin tr.agjik në Turqi dhe Siri. Ajo iu bëri thirrje shqiptarëve në gjithë botën, që të bëjnë donacionet e tyre për këta dy popuj në këto ditë kaq të vështira.
Arbana tha se produksioni e ka diskutuar, nëse duhet apo jo t’ju tregojnë banorëve këtë ngjarje dhe kishin vendosur që po. Banorët reaguan shumë të shqetësuar dhe të fri.kësuar, ndërsa nuk mundën dot t’i mbanin lotët. Ndërkohë ata thanë se janë të gatshëm për çdo ndihmë dhe donacion./ Labyrinth