Fri. Jul 26th, 2024

Moti ditën e premte do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në zonat malore kryesisht në juglindje do të ketë reshje bore me intensitet mesatar.

"Për ditën e premte pritet të kemi mot me vranësira dhe reshje shiu me intensitet deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat malore kryesisht në juglindje reshje bore me intensitet deri mesatar. Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit e më pas do të mbizotërojë orët me diell. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë”, thuhet në faqen e SHMU në “Facebook”.

Sipas SHMU temperaturat parashikohen: në zona malore -1 deri 6°C; në zona e ulëta -1 deri 12°C; në zona bregdetare 5 deri 12°C. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *