Banori i Big Brother Vip, Eni Tare tregoi historinë e vështirë të jetës së tij, për shkak se babai i tij ka qenë i alkoolizuar.
"Ka tentuar shpesh që të ngrejë dorë ndaj nënës time dhe jam dashur unë të përleshem me të në mënyrë që ta mbroj”, tregoi Eni.
Ndërsa, ai takoi mamanë e tij, kërkoi që të bëjë edhe një përshëndetje për babin e tij. Në këtë moment Arbana Osmani nuk i mbajti dot lotët.
“Më mungonin gjërat elementare, më së shumti ngrohtësia e babait”, tha ai gjatë rrëfimit. / Labyrinth